Tentoi të futej në Greqi me 36 kg drogë, arrestohet shqiptari

Shqipëria

Tentoi të futej në Greqi me 36 kg drogë, arrestohet shqiptari

Më: 17 janar 2021 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Një shqiptar është arrestuar nga Policia Greke në kufirin greko-shqiptar pasi i janë sekuestruar 36 kg marijuanë.

Mësohet se sasia e drogës është kapur në Igumenicë në një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër.

Pas kontrollit të ushtruar në automjet me ndihmën e qenit “Lussy”, policia zbuloi 35 pako me 36 kg marijuanë.

Në banesën e shqiptarit në Athinë, u gjetën dhe u sekuestrua një sasi e paidentifikuar kristali me peshë 103.6 gram dhe një peshore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat