Reshjet shembën rrugën dhe bllokuan 9 fshatra në Lezhë, banorët ndërhyjnë vetë për ta hapur

Shqipëria

Reshjet shembën rrugën dhe bllokuan 9 fshatra në Lezhë, banorët ndërhyjnë vetë për ta hapur

Më: 14 janar 2021 Në ora: 00:47
Foto

Banorët e Ungrejt kanë ndërhyrë vetë gjatë ditës së sotme dhe kanë bërë të kalueshme rrugën që lidh 9 fshatrat e kësaj zone me Kallmetin.

Reshjet e dendura të shiut bënë që rruga të pësojë shembje në një gjatësi prej 100 metrash pranë zonës së Kreshtës, duke izoluar zonën që prej ditës së shtunë.

Videot dhe fotot janë publikuar ne rrjetin social facebook nga kreu i LSI në Lezhë, Petrit Gjoni i cili shkruan: “Live nga rruga e Kreshtes. Ja pra, kur fjalët bien në vesh të shurdhër dhe pushteti vendor flen gjumë, vetë banorët e zonës nisin punën privatisht. Falenderim i përzemert jo vetëm nga unë, për këta banorë të zonës që po punojnë tek rruga. Respekt pa fund për ta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat