Aleatët dhe sa e rrezikon Topalli-Patozi, PD-në? Flet Mustafaj

Shqipëria

Aleatët dhe sa e rrezikon Topalli-Patozi, PD-në? Flet Mustafaj

Më: 5 janar 2021 Në ora: 19:14
Besnik Mustafaj

Për ish-ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj sot në Shqipëri fryma e pakënaqësisë kundër qeverisë është më e madhe se në vitin 2005, kur PD u rikthye në pushtet. Por a është kjo frymë e kthyer në shpresë te PD? Në këtë pikë, Mustafaj u shpreh në “ABC” se kjo mbetet për t’u parë.

A është e njëjta frymë si në 2005? “Kanë kaluar 15 vite, nuk mund të jetë se ka ndryshuar lidershipi, taktikat elektorale, por edhe sistemi elektoral. Sot është me lista rajonale. Por fryma e pakënaqësi ndaj qeverisë është absolutisht më e madhe sot se në 2005 këtë ua them me siguri të plotë. Por a është kjo frymë e kthyer në shpresë te PD? Kjo mbetet për t’u parë” tha ai.

Aleatët janë me sytë nga selia blu për listat dhe koalicionet, por a shikon Besnik Mustafaj një nervozizëm në kampin opozitar nga hezitimi i PD-së? “Unë besoj se Basha është bërë lider, është i aftë të marrë vendime. Nuk besoj se janë droje për të mos i prishur qejfin njërit apo tjetrit” tha ai.

E ndërsa në krahun e socialistëve, PS-së rivali i vetëm që mund ti shkaktojë hemorragji në bazë është LSI-ja, e djathta është fragmentarizuar me krijimin e disa partive nga ish-kupola e PD-së, mes tyre cilëve Topalli dhe Patozi. Besnik Mustafaj ka një apel për qytetarët kur të drejtohen për te kutitë e votimit në 25 prill.

“Nuk është edhe aq e fragmentarizuar prej shumë vitesh. Kam parasysh peizazhin e konsoliduar elektoralisht. Partitë e krijuara nga Patozi, Topalli janë të paidentifikuara ende elektoralikisht për të parë cfarë përfaqësojnë. Sigurisht, unë nuk jam nga ata që thonë se këto parti janë të iniciuara nga Edi Rama.

Unë i njoh këto personalitete, por nuk e di se cfarë peshe do të kenë. Unë do të isha i kënaqur që të gjithë ata që nuk votojnë PD do të vonin Topallin apo Patozin dhe nuk do të shkonin të votonin krahun tjetër apo të rrinin në shtëpi. Nëse shkon vota si pakënaqësi ndaj PD do të shkonte dëm. Unë do u bëja ftesë të bënin votim me arsye, shkon përtej emocioneve” tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat