Zgjedhjet e 25 prillit/ Vetëm një kompani shfaq interes për identifikimin elektronik të votuesve

Shqipëria

Zgjedhjet e 25 prillit/ Vetëm një kompani shfaq interes për identifikimin elektronik të votuesve

Më: 5 janar 2021 Në ora: 18:43
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi procedurën prokuruese me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre pas zgjedhor”. Sistemi i shumë kërkuar nga opozita si garante e procesit ka hyrë në fazën vendimtare ajo e përzgjedhjes së kompanisë fituese.

Pikërisht sot ishte afati i fundit për të paraqitur dokumentacionin e kërkuar, ofertën ekonomike dhe dorëzimin e pajisjes së kërkuar (mostrës) nga kompanitë.

Në këtë procedurë u ftuan për të marrë pjesë 6 kompani, nga të cilat u paraqit një 1 kompani.

Aktualisht, KQZ është në fazën e vlerësimit të ofertës, shqyrtimit të dokumentacionit dhe vlerësimit të pajisjes së paraqitur nga kompania.

Vetëm për identifikimin biometrik duhen rreth 17 milion euro, vlerë e konsiderueshme për financat shqiptare. Por, nënkomisionerja Pelinku më herët për Top Channel e konsideroi si një investim në kohë.

Nga 27 milion euro të kërkuara në total për teknologjinë në zgjedhje Këshilli i Ministrave ka alokuar vetëm 20 % përqind të fondit , shumë e mjaftueshme vetëm për hapjen e tenderit, ndërkohe KQZ pret që në 2021 qeveria të reflektojë me akt normativ në buxhet shumën totale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat