14 kg kokainë dhe 287 mijë €, arrestohet shqiptari në Athinë

Shqipëria

14 kg kokainë dhe 287 mijë €, arrestohet shqiptari në Athinë

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 18:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sekuestrohet një sasi prej 14 kg kokainë dhe një shumë e madhe parash cash gjatë një operacioni në Likovrisi, Athinë ku është arrestuar një shqiptar.

Mësohet se është ndaluar një kamion i cili kishte kryer linjën Ankona- Patra dhe kishte zbritur në portin e Patrës në 23.12.2020 e më pas kishte marrë drejtimin për Athinë, ku u ndalua.

Kamioni rezulton në pronësi të një kompanie bullgare, ndërsa i arrestuari është shqiptar 31 vjeç.

Brenda mjetit u gjetën dhe sekuestruar 13 pako me 14 kg 45 gram kokainë, 7 gram marijuanë, 287 mijë e 60 euro, 1 celular.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat