“Shteti pa shtet i ka lënë jetimë”, Maliqi: I vetmi kryeqeveritar që fut hundët në punët e brendshme të një vendi tjetër

Shqipëria

“Shteti pa shtet i ka lënë jetimë”, Maliqi: I vetmi kryeqeveritar që fut hundët në punët e brendshme të një vendi tjetër

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 10:31
Lefter Maliqi

Deputeti Lefter Maliqi me anë të një statusi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka tradhëtuar shqiptarët.

Sipas Maliqit, Rama ka ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera, teksa ka pranuar se ka marrë shumë mesazhe nga shqiptarë në Kosovë, Maqedoni dhe mal të Zi se për shkak të qasjes së kreut të qeverisë ata po vuzjanë.

“Ky i ‘gjithëditur – i gjithëdështuar’ funksionon mbrapshtë e ligësisht; bashkëpunon me armikun dhe bëhet armik me vëllezërit.

Në të gjithë historinë e demokracisë në Shqipëri, ky është i vetmi shtetar që ka urryer dhe përçarë shqiptarët mes veti në të gjitha trevat shqipfolëse, në vendet tona fqinje.

Ky është i vetmi Kryeministër në historinë e Shqipërisë, që ka tradhtuar idealet dhe interesat e Kombit shqiptar, duke bërë pazare me Serbinë dhe vllaun e tij Vuçiç, për të falur territoret e Kosovës që i mbrojtën me gjak në ’99-ën vëllezërit dhe motrat tona.

Ky është i vetmi Kryeqeveritar që fut hundët në punët e brendshme të një vendi tjetër, shembulli i Malit të Zi, por fatmirësisht i dështoi se miku i tij iku me vullnetin masiv të Popullit.

Mua më vijnë mesazhe pafund nga vëllezërit tanë përtej kufirit, që më thonë se falë qasjes së këtij Kryemafiozi, po vuajnë shqiptarët jo vetëm në Shqipëri, por në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj.

Edhe në mosmarrëveshjet apo protestat që kanë mes veti maqedonasit, bullgarët, grekët, ose serbët, përfundojnë duke urryer e ofenduar shqiptarët”, shkruan Maliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat