Fatmir Mediu, ftesë Topallit e Patozit: Të bëhemi bashkë kundër Ramës, asnjë votë të mos ikë

Shqipëria

Fatmir Mediu, ftesë Topallit e Patozit: Të bëhemi bashkë kundër Ramës, asnjë votë të mos ikë

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 22:58
Fatmir Mediu dhe Jozefina Topalli

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu u shpreh me bindje se kryetari i opozitës Lulzim Basha është i aftë për të drejtuar një vend normal.

Mediu pretendon se opozita ka qenë e hapur dhe ka dhënë argumenta të plota lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Basha në mënyrë absolute përfaqëson një njeri krejt normal për ta drejtuar një vend normal nesër

Ne duhet të ndërtojmë një politikë krej alternative që mund të vlejë për qytetarët. Qëllimi i opozitës dhe Nashës nuk do të jetë vetëm pushteti, por krijimi i shtetit”, u shpreh ai në emisionin “Top Talk”.

Teksa u pyet për krijimin e partive të reja nga radhët e demokratëve, kreu i PR-së i bëri ftesë Jozefina Topallit dhe Astrit Patozit që të bashkohen me ta për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.

“Çdo indidivd dhe parti politike është e nevojshme të bëhen bashkë për t’i bërë ballë kësaj situate.

Do doja që ne të ndërtojmë një marrëdhënëie të tillë, që asnjë votë të mos shkojë në favor të Edi Ramës.

Opozita pavarësisht nga gjykimet duhet të ketë një diskutim të përbashkët, asnjëri nuk është e tepërt.

Ftoj edhe PD edhe kolegët e mi që patjetër ne duhet ta shikojmë me një qëndrim të përbashkët”, nënvizoi Mediu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat