Aksioni antidrogë/ Biznesmeni i prangosur vëllai i shefit të komisariatit. Në vitin 2018 iu zhduk i biri

Shqipëria

Aksioni antidrogë/ Biznesmeni i prangosur vëllai i shefit të komisariatit. Në vitin 2018 iu zhduk i biri

Më: 18 janar 2020 Në ora: 06:07
Robert Aga

Në një operacion kundër lëndëve narkotike, ndonëse nuk ka deklaratë zyrtare nga ana e Policisë së Shtetit, thuhet se midis të arrestuarve është edhe Pajtim Aga, vëllai i shefit të kreut të policisë së Dibrës, Robert Aga.

Emri i Robert Agës u përfol vitin e shkuar, kur doli në përgjimet për blerjen e votave në bashkinë e Peshkopisë, në 2016, të publikuara nga gazeta gjermane, “Bild”.

Sipas përgjimeve, shefi i policisë, Robert Aga dëgjohet duke folur me ish-ministrin Damian Gjiknuri, deputetin Xhemal Qefalia, Ulsi Manjën dhe ish-ministrin Saimir Tahiri, ku këtij të fundit i thoshte midis të tjerash: “Jam ushtari jot”.

Vëllai i tij, Pajtim Aga njihet si biznesmen në qarkun e Dibrës. Atje ai prej disa vitesh ka hapur një televizion kabllor.

Më 25 shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë, 10 ditë pas telefonatës që vëllai i tij, Robert Aga kishte shkëmbyer me ish-ministrin Tahiri.

Dy vite më vonë, në 2018-n, Aga humbi në mënyrë misterioze të birin, Mateon. Djali i tij 21-vjeç u zhduk pa lënë gjurmë nga fshati Maqellarë, pak kilometra nga qyteti i Peshkopisë. Familjarët thanë në atë kohë djali mund të jetë rrëmbyer dhe që prej atij momenti nuk dihet asgjë për fatin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat