“Parlamenti si teatër kukullash”/ Vazhdon përplasja mes Gjylametit dhe Bushatit

Shqipëria

“Parlamenti si teatër kukullash”/ Vazhdon përplasja mes Gjylametit dhe Bushatit

Më: 16 janar 2020 Në ora: 22:55
Blerina Gjylameti dhe Andi Bushatit

Vazhdon debati mes deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti dhe Andi Bushatit. Kësaj radhe debati nisi kur Bushati ironizoi parlamentin shqiptar.

“Edi Rama nuk është politikan idiot. Atij nuk i prishet pushteti se doli nga pallati i Gramozit dhe shkoi te pallati i Enverit, sepse Pallati i Kongreseve është bërë në kohën e Enverit. Edi Rama grin sallatë për 4 vite, në teatrin e kukullave dhe kur vjen dita e zgjedhjeve fut Vangjush Dakon, Avdylaj, Gjiknurin dhe kryen punë. Ai vetëm për një ditë punon dhe pastaj bën gallatë’, tha Bushati.

Aty ndërhyri deputetja Gjylameti ku i tha Bushatit të mos fyente.

“Do ju kërkoja mos të fyeni kolegët. Aty është Parlamenti i Shqipërisë dhe jo një teatër klounësh. Nuk mund të fyeni shqiptarët. Nuk bëhen gallata por punë, paçka se ka probleme”, tha Gjylameti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat