Sfida: Zhvillimi i turizmit në zonat e dëmtuara nga tërmeti

Shqipëria

Sfida: Zhvillimi i turizmit në zonat e dëmtuara nga tërmeti

Më: 14 janar 2020 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Pas tërmetit të 26 nëntorit, sfidë për Shqipërinë nuk përbën vetëm rindërtimi por edhe zhvillimi i turizmit në zonat e dëmtuara.

Në Samitin e Turizmit, ku morën pjesë përfaqësues të shteteve të rajonit, Ministri Blendi Klosi ka bërë një deklaratë të guximshme kur ka thënë se Durrësi do të jetë gati të presë miliona turistë këtë verë

Blendi Klosi: “Zona më e rëndësishme turistike në këtë vend është e paprekur dhe në vijim të një procesi të suksesshëm për vitin dhe sezonin e ardhshëm turistik për të pranuar përsëri miliona turistë të huaj”

Sipas minisrit Shqipëria tregoi në nëntor se industria e turizmit nuk është vetëm katalizator për zhvillimin e ekonomisë por edhe një kontribues i rëndësishëm gjatë krizave humanitare.

"Mijëra familje mes tmerrit të humbjes së çatisë mbi kokë dhe frikës së tokës që lëkundej nën këmbët e tyre gjetën dyert e hapura dhe dorën e mikpritjes të strukturave akomoduese hoteliere shqiptare."

Vendet e rajonit shprehën gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e rindërtimit.

Greqia nuk u përfaqësua në nivel ministrash por ambasadorja greke në Tiranë tregoi se si në vendin e saj turizmi e ndihmoi Greqinë të dalë nga kriza ekonomike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat