Hetim për pasojat e tërmetit/ Kryeprokurori Çela: Ka njerëz që kanë shkelur ligjin, përgjegjësia do të jetë maksimale për këdo

Shqipëria

Hetim për pasojat e tërmetit/ Kryeprokurori Çela: Ka njerëz që kanë shkelur ligjin, përgjegjësia do të jetë maksimale për këdo

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 12:46
Olsian Çela

Olsian Çela e ka nisur punën e tij si Kryeprokuror, me hetimin e pasojave të tërmetit në Durrës. Çela ka kryer një takim me prokurorët e Durrësit, për të diskutuar rreth pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.

Katër prokurori janë në kërkim të ekspertëve të ndërtimit, të cilët duhet ti bashkangjiten grupeve që pas tërmetit të 26 nëntorit, po hetojnë për veprat e ndërtimit të paligjshëm dhe shpërdorimit të detyrës.

Në deklaratën e dhënë për mediat ai shprehet se Prokuroria e Durrësit po kryen hetime në raport me ngjarjen e ndodhur dhe se zbatimi i ligjit do të jetë korrekt dhe i prerë për këdo që ka shkelur ligjin.

“Prokuroria e Durrësit po kryen hetime në raport me ngjarjet e ndodhura dhe është krijuar një grup hetimor për çështjen në fjalë. Ne ofrojmë mbështetje maskimale Prokurorisë së Durrësit për rastin në fjalë. Ne jemi koishient ca ka ndodhur. Individë të papërgjegjshëm me koishiencë të plotë kanë shkelur ligjin dhe si pasojë kanë vdekur shumë persona. Zbatimi i ligjit duhet të jetë korrekt dhe i prerë dhe do të kemi rezultate të qarta për hetimin”, ka thënë Çela.

Prokurori thekson se nga hetimi që po kryhet kanë dalë probleme me legjislacionin në Shqipëri dhe se hetimi në fund do të shërbejë për të propozuar ndryshimet e rëndësishme në vend.

“Hetimi është përqendruar në atë çfarë mund të jetë objekt hetimi. Nuk kemi pasur shqetësime duhet të jemi të qetë dhe të heqim dorë nga lajme që ndoshta s’janë të vërteta. Dua të theksoj se nga hetimi po dalin probleme me legjislacionin në Shqipëri, mangësitë që ka. Hetimi në fund do të shërbejë për të propozuar ndryshimet e rëndësishme në ligj, në mënyrë që ngjarje të tilla mos të përsëriten më”, ka thënë Kryeprokurori.

I pyetur nëse do të ketë arrestime për këto vdekje ai shprehet:

“Vendime që merren nga prokurorët, ka njerëz që kanë shkelur ligjin. Ka njerëz të cilët kanë shkelur ligjin, ka njerëz të cilët kanë humbur jetën, që janë plagosur, përgjegjësia do të jetë maksimale për këdo që do të mblidhen prova nga prokurorët se janë kryer vepra penale nuk do të ketë hezitim për asnjë rast”.

“Mbështetje e plotë garantohet për prokurorët, duhet të jenë të bindur se janë në harmoni, se ne si Prokurori e Përgjithshme presim dhe garantojmë në pavarësinë e tyre dhe do të kemi rezultate që të gjithë presim”, shprehet Kryeprokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat