SHBA jep 7 milion dollarë për zgjidhjen e rrjetit kibernetik në Shqipëri

Shqipëria

SHBA jep 7 milion dollarë për zgjidhjen e rrjetit kibernetik në Shqipëri

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 18:54
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesë me 7 milionë dollarë projektin për Zgjidhjen e Rrjetit Kibernetik, një nga prioritet kryesore të sigurisë kombëtare të Shqipërisë, 

Në një postim në facebook, Ambasada e ShBA-së në vendin tonë thotë se ky projekt prej 7 milionë dollarësh mbështet përpjekjet për të rritur kapacitetet e shërbimeve të sigurisë kombëtare dhe zhvillimin e institucioneve të forta sigurie dhe civile.

Vitin e kaluar, Shqipëria mori 3,5 milionë dollarë për prodhuar zgjidhje kibernetike në Ministrisë e Mbrojtjes.

Ai fond do të shërbejë si bazë për zbatimin e suksesshëm të këtij zgjerimi plotësues të programit kibernetik.

"Projekti i këtij viti do të ndihmojë qeverinë e Shqipërisë në monitorimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të informacionit qeveritar, si dhe do të financojë një vlerësim fillestar të rrezikshmërisë, do të përditësojë sistemet dhe pajisjet, dhe do të trajnojë përdoruesit e rinj" thuhet në njoftimin e Ambasadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat