Kandidatët për në ‘Kushtetuese’ botohen në Fletoren Zyrtare, Presidenti tani duhet të zgjedhë

Shqipëria

Kandidatët për në ‘Kushtetuese’ botohen në Fletoren Zyrtare, Presidenti tani duhet të zgjedhë

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 18:49
Ilir Meta

Janë botuar në Fletoren Zyrtare katër emrat e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese. Botimi në Fletoren Zyrtare duhet të pasohet nga lëvizja e presidentit Ilir Meta për të zgjedhur gjyqtarin e dytë në ‘Kushtetuese’.

1.Arta Vorpsi 89.642 pikë

2.Fiona Papajorgji 88.785 pikë

3.Elsa Toska 85.428 pikë

4.Marsida Xhaferllari 82.000 pikë

Kushtetuta përcakton se kandidati i renditur i pari në listën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) duhet të zgjidhet edhe si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Pasi zgjodhi Besnik Canin në këtë gjykatë, Meta nuk ka pranuar të lëvizë për përzgjedhjen e emrit të dytë pasi si Presidencës, ashtu edhe Kuvendit, i është vendosur në dispozicion e njëjta listë me emra. Sipas Metës, kjo do të cënonte procesin e përzgjedhjes në Kuvend për dy anëtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat