Kush janë 24 drejtuesit e rinj të burgjeve në Shqipëri

Shqipëria

Kush janë 24 drejtuesit e rinj të burgjeve në Shqipëri

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Pas shkarkimit të drejtorëve të Policisë së Burgjeve për performancë të dobët, Ministria e Drejtësisë ka emëruar 24 shefa të rinj. 

Ata do të drejtojnë sigurinë e rendin nga institucionet e vuajtjeve të dënimit të sigurisë së lartë ku ndodhen emrat më të njohur të botës së krimit deri tek burgu i grave në “Ali Demi”.

Shefat e rinj i janë nënshtruar një kontrolli paraprak në lidhje me pastërtinë e figurës, pasurisë dhe anës profesionale.

Dy prej burgjeve të vendit u janë besuar dy grave, ai i “Ali Demit” do drejtohet nga Mimoza Rumano ndërsa spitali i burgut nga Elona Prespa.

I vetmi drejtues që nuk është prekur nga lëvizjet është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve, Bardhyl Kacorri i cili është ende në detyrë. Largimi i drejtorëve është ndërmarrë me argumentin e performancës  dhe përfshirja e disa prej efektivëve me uniformë në ngjarje kriminale.

Rasti më i fundit i ishte i Bledar Tocit shefit të sigurisë në burgun e Durrësit i cili u përfshi në një përplasje me armë duke vrarë në Kavajë, Dritan Haxhollin.

IEVP        Shef policie

1  Burrel        Kadri Koxha

2  Ali Demi    Mimoza Rumano

3  Kukës        Mentor Rada

4  Tepelenë   Het’hem Llapi

5  Krujë         Lulzim Haxhia

6  Sarandë    Artur Musta

7  Kavajë       Mina Velo

8  Fier           Bashkim  Meçe

9  Berat         Ilia Papa

10  Korçë       Altin Gusho

11  Tropojë   Selim Selimaj

12  Peqin      Hysni Ndreu

13  Spitali Burgjeve   Elona Prespa

14  Jordan Misja   Nikolin Gjonpali

15  Shkodër    Tofik Sinani

16  Lezhë       Zydi Katroshi

17  Vlorë      Lefter Shehu

18  Durrës    Gëzim Gjoni

19  Lushnjë   Syrja Malasi

20  Fushë Krujë    Fatos Dosti

21  Vaqarr          Agim Tafaj

22  Elbasan      Fatjom Sadiku

23   Mine Peza   Ferdinand Preçi

24   Rrogozhinë    Fatmir Kacelli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat