Pallati 5 katësh rrezikon shembjen, banorët kërkojnë ndërhyrjen urgjente

Shqipëria

Pallati 5 katësh rrezikon shembjen, banorët kërkojnë ndërhyrjen urgjente

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 15:27
Foto

15 familje në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër zgjohen e flenë me frikën se pallati ku jetojnë mund të shembet.

Reshjet e shiut kanë shtuar rrëshkitjet e dherave e për pasojë edhe rrezikun.

Selvia Visha, 11 vite më parë humbi vajzën dhe mbesën pas rrëzimit të një pallati 5 katësh në Gjirokastër. Me dhimbjen ende të freskët, ajo apelon për ndërhyrje emergjente që të tilla tragjedi të mos përsëriten.

Selvie Visha: Prandaj duhet vënë dorë shteti. Janë 15 familje, po nuk ka mundësi, të na japë hyrje të fusim kokën, e kemi të siguruar. Dhimbja ime nuk ikën kurrën e kurrës. Humba vajzën time dhe mbesën, 35 dhe 13 vjece. E cfarë u bë? Asgjë.

Rreziku në këtë pallat u shfaq 1 vit më parë dhe po në të njejtën situatë ndodhen edhe disa shtëpi private.

Banorë: "Po neve të frikësuar jemi se me këto shira tani, problem është." 

"Kur do marrin masa? Kur të bjerë pallati." 

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë për t`ju ofruar një strehë të sigurt.

Një vit më parë, bashkia hartoi një projekt me vlerë 3.8 mln lekë për studimin inxhinierik dhe stabilizimin e rrëshqitjeve por pavarsisht rrezikut nuk është marrë asnjë masë për banorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat