‘Rama humb zgjedhjet!’ Deklarata të forta nga Arta Dade: PS-në e kthyen në “shtrat” për kriminelët

Shqipëria

‘Rama humb zgjedhjet!’ Deklarata të forta nga Arta Dade: PS-në e kthyen në “shtrat” për kriminelët

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 23:42
Arta Dade

Ish- deputetja e Partisë Socialistë Arta Dade ka bërë një deklaratë të fortë duke u shprehur se opozita i fiton zgjedhjet, pasi nuk ka më socialistë që do ta votonin Edi Ramën.

E ftuar në emisionin Provokacija të Mustafa Nanos, Dade u shpreh se për të mbështetur idenë e saj evidencë janë votimet e 30 qershorit, ku u duk fare qartë që njerëzit e kanë braktisur ‘Rilindjen’ e Edi Ramës. Më tutje Dade theksoi se opozita duhet të përfshihet në reformën zgjedhore, pasi i ka të gjitha mundësitë që t’i fitojë zgjedhje.

“Duket sikur opozita ka marrë garanci qe të ndërpresë protestat, të përfshihet në reformën zgjedhore sepse ka gjithë mundësitë  të fitojë zgjedhjet pasi Rama është braktisur dhe nga socialistët… Në zgjedhjet e fundit u braktis Rama dhe nga socialistët. Në disa zona, ku unë e njoh mirë fizionominë zgjedhore, kishte mbushje kutish me fletë votimi që kalonin numrin e votuesve”, u shpreh Dade.

Ish- Ministrja socialiste vuri në dukje se fatkeqësisht PS është kthyer në një “shtrat” të ngrohtë për kontigjentin kriminal.

 “PS u bë një shtrat i ngrohtë për kontigjentë kriminale. Ata edhe PD i ka angazhuar në fushata, ne bënim kujdes të mbroheshin, por PD vetë bëri kujdes që mos i fuste në nivele të larta të politikës”, tha ish-ministrja e Jashtme.

Dade tha se sistemi aktual duhet të ndryshojë, por problemet nuk duhet ti atashohen vetëm sistemit.

“Unë refuzova të jem anëtare dhe ka qenë zgjedhja e kryeministrit që nuk jam në asamble. Janë shumë gjëra që duhet të dryshojnë dhe më së pari sistemi zgjedhor duhet të ndryshojë. Nëse do kishim lider mëndjehapur patjetër që sistemi të krijon mundësi të krijosh një grup parlametar me vlera. Prandaj duhet të kalojmë në një sistem ku votat të kalojnë për atë individ që votohet.

Unë thashë që nuk mund ti atashohet çdo gjë sistemit. Është bërë një hap përpara me gratë në politikë. Ajo i krijon elektoratit një mendje të hapur për të zgjedhur individin. Edhe atyre që marrin vendime për të caktuar kandidatë i kufizon për të bërë abuzimin me lista. E dyta ka të bëjë me sistemin aktual, me zbatueshmërinë e neneve me statutet përkatëse. Ne kemi dalë përmes një sistemi demokratik. Do pjekuri politike do që të kesh lider me mendje të hapur. Nuk është se nuk ta mundëson ky sistem, por mbi bazën e këtij sistemi është thelluar autoritarizmi i liderit”, tha Dade.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat