Atentati ndaj prokurorit Ndoj, policia shoqëron dy persona

Shqipëria

Atentati ndaj prokurorit Ndoj, policia shoqëron dy persona

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Dy persona janë shoqëruar nga policia në lidhje me atentatin e bërë sot ndaj prokurorit Arjan Ndoj tek “Mbikalimi i Shkozetit”në Durrës. Në këtë atentat mbetën të plagosur dhe dy persona të tjerë, Aleksandër Laho, i njohur si Landi Muharremi dhe Andi Maloku.

Ndërkohë, mësohet se të shoqëruarit e identifikuar me inicialet P.L., dhe J.M., janë shoqëruar nga uniformat blu për t’u marrë në pyetje mbi ngjarjen.

Deri më tani, policia nuk ka dhënë detaje mbi ngjarjen, përveç informacionit paraprak që u dha pak minuta pasi ndodhi ngjarja.

Ndërkohë, në rrugën dytësore që lidh Shkozetin me Fushë-Krujën, në rrugën për Ishëm, u gjend e braktisur makina e autorëve që qëlluan mbi makinën e prokurorit, duke lënë të plagosur tre persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat