Basha: Atentati ndaj prokurorit në Durrës tregon se krimi nuk e ka frikë shtetin

Shqipëria

Basha: Atentati ndaj prokurorit në Durrës tregon se krimi nuk e ka frikë shtetin

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 21:35
Ilustrim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dënuar atentatin me armë zjarri ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

Përmes një reagimi në facebook, Basha thotë se atentati ndaj një prokurori është ngjarja më e rëndë mafioze që mund të ndodhë në një vend.

Basha: Ngjarja e sotme tregon se krimi nuk e ka frikë shtetin. Më e rëndë është situata kur kjo ngjarje kriminale u parapri nga kërcënime direkte të kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit ndaj këtij prokurori, i cili nëse dyshohej se ka shkelur ligjin duhet të çohej para drejtësisë e jo të linçohej publikisht.

Për Bashën, zbardhja sa më parë e kësaj ngjarje të rëndë dhe vënia para drejtësisë e autorëve dhe porositësve të këtij krimi mafioz është jetike për të dëshmuar se shteti nuk ka kapitulluar totalisht para krimit.

Basha: Sonte dua të inkurajoj çdo prokuror dhe punonjës të ndershëm të policisë të luftojnë krimin dhe të mos gjunjëzohen para tij. E di se flas në emër të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, kur ju them se keni në këtë betejë simpatinë dhe mbështetjen mbarëpopullore, edhe kur kundër jush e në krah të krimit janë të implikuar segmentet më të larta të pushtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat