Gjendet makina e braktisur me dy kallashnikovë, dyshohet se i përket atentatorëve të prokurorit

Shqipëria

Gjendet makina e braktisur me dy kallashnikovë, dyshohet se i përket atentatorëve të prokurorit

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Pranë varrezave të fshatit Shkafanë të Ishmit, në Durrës, policia ka gjetur një mjet që dyshohet se i përket autorëve që realizuan sot atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndojit. Nga kontrolli paraprak, brenda automjetit u gjetën edhe dy kallashnikovë.

Mjeti është i tipit ‘Benz 280’, me targa të vjedhura në Tiranë. Policia e ka gjetur të padëmtuar mjetin.

E gjithë zona është siguruar, ndërkohë që kqyrja e automjetit për të siguruar të tjera prova do të bëhet nesër në mëngjes, me dritë natyrale.

Makina me të cilën udhëtonte Arjan Ndoji, së bashku me dy persona të tjerë, Landi Muharremi dhe Andi Maloku, u godit pasditen e sotme me breshëri plumbash pranë mbikalimit të Shkozetit, në autostradën Tiranë-Durrës.

Të tre personat morën plagë, por në gjendje më të rëndë paraqitet shoferi i makinës, Andi Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat