Atentati ndaj prokurorit, paralajmëron Artan Hoxha

Shqipëria

Atentati ndaj prokurorit, paralajmëron Artan Hoxha

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 19:43
Artan Hoxha

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka reaguar pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha paralajmëron se shumë shpejt persona të caktuar mund të marrin masa për të fshirë gjurmët e krimit.

“Mediat raportojne se “policia eshte vene ne ndjekje te makines se autoreve te krimit”!!!!

Si “procedure” pas ngjarjeve te tilla duhet njoftuar zherbimi zjarrefikes qe te jete ne gatishmeri te larte se ne zonen rrotull vendngjarjes do te shfaqen shume shpejt flaket e nje zjarri qe do djeg makinen dhe armet e krimit… Si ishte ajo parrulla e Ndrek Luces te filmi “Detyre e posacme”?!!!!

“Kush ma ka cakmakun”!!!!

Me duket se i ka ardhur koha serish?!!!”, shkruan Artan Hoxha, transmeton Lapsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat