Ambasadori turk paralajmëron anëtarët e FETO-s në Shqipëri: Ata e dinë çfarë i pret

Shqipëria

Ambasadori turk paralajmëron anëtarët e FETO-s në Shqipëri: Ata e dinë çfarë i pret

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 19:18
Murat Ahmet Yoruk, ambasador i Turqisë në Tiranë

“FETO ka filluar të bjerë në Shqipëri. Personat e lidhur me ata janë në panik dhe e dinë shumë mirë se çfarë do i gjejë. Këtu ne i ndjekim nga afër këta njerëz dhe këto struktura. E ardhmja dhe fati i tyre do të jetë duke dhënë llogari përpara drejtësisë turke”.

Ky ishte paralajmërimi që Murat Ahmet Yoruk, ambasador i Turqisë në Tiranë, bëri gjatë emisionit Top Talk në Top Channel ndaj anëtarëve të Lëvizjes Gylen. Sipas Yoruk, disa vendime janë marrë me autoritetet shqiptare ndaj kësaj lëvizjeje dhe shumë shpejtë do të hidhen hapa.

“Fatkeqësisht me keqardhje e them se në ende ka persona juridik në Shqipëri që kanë marrëdhënie të drejtëpërdrejtë me FETO. A ka ndonjë marrëveshje në kontekstin kundër FETO? Siç e dini, ne kemi një marrëveshje të bashkëpunimi të sigurisë e nënshkruar gjatë vizitës së fundit të presidentit tonë. Kjo marrëveshje hyri në fuqi vitin e kaluar. Janë marrë disa vendime dhe do të merren hapa konkrete për të pastruar ekzistencën e FETO në Shqipëri, për të eleminuar këto strukltura dhe për të larguar këto struktura jashtë Shqipërisë”, tha Yoruk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat