Kreu i ARRSH/ Ish-drejtoresha e shkarkuar për performancë të dobët zë vendin e Qatos

Shqipëria

Kreu i ARRSH/ Ish-drejtoresha e shkarkuar për performancë të dobët zë vendin e Qatos

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 23:16
Vasilika Vjero

Vasilika Vjero është emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, duke zëvendësuar një ditë pas dorëheqjes Sonila Qaton, siç u tha zyrtarisht.

Vasilika Vjero më herët ka qenë drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, por në marsin e vitit 2019 ajo ishte shkarkuar nga kjo detyrë, siç u raportua gjerësisht në media, për performancë të dobët.

Megjithatë, në vendin tonë, performanca apo rezultatet e dobëta, nuk të penalizojnë për të mbetur sërish drejtoreshë

Vasilika Vjero më herët ka mbajtur edhe detyrën e drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, si dhe atë të zëvendësministres së Ekonomisë dhe Financave.

Ajo është prezantuar pasditen e kësaj të premteje dhe zëvendëson në këtë detyrë Sonila Qaton, e cila dha dorëheqjen dy ditë më parë.

Në “garë” me të për kreun e ARRSH raportohet se ishin Vasilika Vjero dhe Mirlinda Karçanaj. Por duket se Vjero  ka marrë pëlqimin e ministres së Transportit Belinda Balluku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat