Rama batuta me Çilin: Në COD mund të vinë dhe ata që kërkojnë largimin e qeverisë

Shqipëria

Rama batuta me Çilin: Në COD mund të vinë dhe ata që kërkojnë largimin e qeverisë

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 19:16
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama apeloi që mjediset e Qendrës për Përhapje dhe Dialog në Kryeministri të shfrytëzohen më tepër për aktivitete.

Duke marrë shkas nga aktiviteti i sotëm, ku UET-PRESS dhuroi për COD kolanën prej 25 librash për kujtesën e diktaturës, Rama shkëmbeur edhe batuta me botuesin Henri Çili, duke u shprehur se atu mund të shkojnë edhe ata që kërkojnë largimin e qeverisë.

Rama: Në këtë hapësirë ne bëjmë gjëra që ja vlejnë, mund të shkaktojnë xhelozira dhe inate. Është në pallatin e qeverisë, por është një hapësirë ku të gjithë mund të vinë dhe secili mund ta shfrytëzojë për aktivitete që jo domosdoshmërisht duhet të pëlqen apo duhet të marrin pëlqimin e qeverisë, përkundrazi. Më vjen mirë që ky është aktiviteti i parë që Henri bën këtu dhe e zhvillon në një fazë të jetës së tij që kërkon largimin e qeverisë. Pozitive. Që tregon se mund të vini këtu për të kërkuar largimin e qeverisë. Jemi dy palët të garantuara se jemi në dy kate të ndryshme. Në fund të ditës secili bën atë pjesën e vet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat