Aksidentet rrugore – 62 të vdekur në 4 muaj

Shqipëria

Aksidentet rrugore – 62 të vdekur në 4 muaj

Më: 22 maj 2019 Në ora: 07:40
Foto ilustrim

Katërmujori i parë i këtij viti ka pësuar rritje të personave që kanë vdekur nga aksidentet rrugore në Shqipëri.

Sipas të dhënave të INSTAT, këtë vit humbën jetën 62 persona nga 61 që ishin në katër muajt e parë të vitit të shkuar. Shkak kryesor për aksidentet vijon të mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve.

Në muajin prill 2019 numërohen 112 aksidente rrugore nga 134 aksidente të ndodhura në prill 2018, duke u ulur, ndërsa për sa i përket llogaritjeve për katër muajt e parë, ky vit rezulton me 630 aksidente, ndërsa vitin e shkuar me 651.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat