“Halucinacione nga kokaina”- Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau kuzhinierin pa asnjë arsye: E pashë si armik!

Shqipëria

“Halucinacione nga kokaina”- Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau kuzhinierin pa asnjë arsye: E pashë si armik!

Më: 20 maj 2019 Në ora: 23:32
Foto nga rasti

Në Itali vazhdon procesi gjyqësor për shqiptarin Genard Llanaj, i cili vrau më 17 prill të vitit të shkuar një kuzhinier me origjinë nga Senegali në një stol në rrugën “Coleti”.

Kuzhinieri ishte rastësisht në vendin e ngjarjes dhe po rastësisht ka ndodhur edhe krimi, pasi shqiptari siç ka deklaruar kishte konsumuar kokainë dhe kishte halucinacione duke e parë viktimën si armik. Edhe psikiaktri që e ka ekzaminuar të riun shqiptar konfirmon të njëjtin version.

Llabaj i tha ekspertit se ai ka përdorur kokainë për më shumë se tetë vjet dhe ka kohë që po vuan nga halucinacionet, duke u ndjerë “i rrethuar”.

Kur xhaxhai i tij vdiq, ai u arratis nga Shqipëria me një armë me vete. Por edhe këtu ai pa armiq kudo. Për këtë arsye, dy javë para krimit, ai kishte qëlluar brenda një apartamenti në Sant’Ermete pavarësisht se ishte vetëm në shtëpi. E njëjta gjë kishte ndodhur natën e vrasjes, kur pa djalin senegalez të ulur në një stol.

Emigranti i ri nuk kishte asnjë armik dhe ishte ulur aty sepse shpresonte të takonte një prostitutë të re që vinte herë pas here.

Llanaj po ecte me makinën e tij dhe kur e pa, u kthye menjëherë duke e qëlluar. Kjo është ajo që ka deklaruar dhe ekspertiza e psikiatrit e konfirmon këtë.

Sipas ekspertit, “ky çrregullim psikopatologjik lidhet me abuzimin kronik të kokainës që shkakton një ndryshim të funksionimit të sistemit dopaminergjik”.

Sipas ekspertëve, kjo nuk e zvogëlon faktin se “Llanaj ka një shkallë të lartë të krimit dhe rrezikshmërisë sociale“.

Për prokurorin, Paolo Gengarelli, situata është e ndryshme. Ai e kundërshtoi ekzaminimin psikiatrik që kishte paraqitur mbrojtësi  i shqiptarit, avokati Tiziana Casali, duke gjykuar Llanajn një vrasës gjakftohtë.

Për akuzën, ai kishte qëlluar në mënyrë të rastësishme një objektiv: “Niang (emri i të vrarit) kishte vdekur vetëm sepse ishte në vendin dhe kohën e gabuar, dhe ndoshta edhe sepse ishte i zi. Atë natë, shqiptari ishte një ‘grabitqar’ pasi ishte në delirin e plotfuqishmërisë dhe se ai kishte një armë në dorë”.

Ajo që është e sigurt që nga fillimi, është mungesa totale e motivit të vrasjes. Sa më shumë hetuesit kishin gërmuar, rezultoi se djali senegalez i vrarë me dy plumba, kishte një jetë pa mistere.

“Një njeri i mirë”, ishte kori i miqve dhe i të afërmve. Një emigrant i mbushur me vullnet të mirë, i vetmi shpërqendrim që ai ia lejoi vetes ishin takimet sporadike me prostitutën e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat