Lokalet 2019, Peza: PD, në zgjedhje për të shmangur vetëvrasjen politike

Shqipëria

Lokalet 2019, Peza: PD, në zgjedhje për të shmangur vetëvrasjen politike

Më: 26 mars 2019 Në ora: 22:16
Alfred Peza

Tre muaj nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, kriza politike mban të mbërthyera palët pa rrugëzgjidhje, të paktën të shpejtë.

PS ka “ndezur motorët” për të fituar në 61 bashkitë, edhe pse për momentin nuk kanë askënd përballë.

Por, a do të kenë dikë përballë? A do të jetë e përfshirë opozita në zgjedhjet vendore?

“Top Show” trajtoi sot këto çështje, duke nisur që nga mbajtja e Kongresit socialist. Alfred Peza tha se PD duhet të jetë në këto zgjedhje për të mos bërë vetëvrasje politike.

Ndaj, pyetjes nëse a kanë kuptim zgjedhjet pa opozitën, Peza iu përgjigj:

“Askush nga ndërkombëtarët nuk e ka përkrahur hapin e ndërmarrë nga opozita. Ajo është nisur vetëm nga hallet personale që ka lidershipi i këtyre dy partive me drejtësinë”, tha ish-deputeti socialist.

Sipas tij, oferta e kryeministrit Rama është gati që prej propozimit të saj gjatë punimeve të Kongresit.

“PS nuk mund ta marrë me zor PD-në dhe ta fusë në zgjedhje. OSBE-ja ka kërkuar që palët të ulen në tryezë, ndaj ne jemi gati për dialog”, tha më tej Peza, i cili theksoi se edhe brenda PD-së dhe LSI-së, ka një krisje për mënyrën sesi të zgjidhet situata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat