Të gjithë me sytë nga Tirana!

Shqipëria

Të gjithë me sytë nga Tirana!

Më: 26 mars 2019 Në ora: 22:16
Protesta

Sërish sytë nga Tirana.  Sërisht në vëmëndje kriza politike, protesta e opozitës por dhe trafiqet e paligjshme.

Mediat ndërkombëtare nuk ndalen në pasqyrimin e asaj çka po ndodh sot në Shqipëri.

New York Times , “Associated Press” e mjaft media prestigjioze ndërkombëtare pasqyruan protestën e opozitës të 21 marsit.

Ndërkohë rrjeti DË thotë se kryeministri Rama rrezikohet të rrëzohet, e kjo për shkak të skandaleve. E këtu veçohet çështja e Teatrit Kombëtar.

Ndërsa Rai2 i kushton një dosier plot 47 minuta Shqipërisë së sotme.

Grupi i xhirimit që mbërriti në Shqipëri në fund të shkurtit, ka bërë një pasqyrë të plotë mbi aktualitetin shqiptar, protestën e opozitës,

protestën e banorëve të Astirit, blerja e votës dhe trafiqet e paligjshme.

E këtu rastet konkrete kanë marrë dhe përgjigjen e përfaqësuesve të lartë politik.

"Blerja e votës. Po ka ekzistuar ashtu siç ka në Itali, apo në vende të tjera, por që blerja e votës të vendosë zgjedhjet, kjo nuk ekziston” – thotë Rama.

"Zgjedhjet u blenë. Tani ka prova të prokurorisë që këtë e bëri qeveria e Partisë Socialiste me bashkëpunimin me bandat kriminale. Nuk mund të ketë stabilitet pa demokraci dhe shtet të së drejtës”shprehet Basha.

Por frika e perëndimit mbi atë çka po ndodh sot në Shqipëri pasqyrohet më së miri në gazetën zyrtare të Vatikanit.

"Situata e brendshme është ndryshe nga 1997-a, kur pas një vale protestash të forta, vendi u zhyt në anarki. Sot populli shqiptar po tregon maturi dhe duket se vendi ka nxjerrë mësimet e duhura nga historia. Por prapëseprapë mbetet droja se nëse do të vijojë të mos garantohet funksionimi i shtetit të së drejtës, do të përballemi me një tjetër “Rasti Shqipëria”, që vjen së bashku me rrezikun e një vale emigrimi të ngjashme me atë të viteve ’90".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat