Kryemadhi: Lleshaj, ministri qesharak që ëndërron të bëhet Kryeministër

Shqipëria

Kryemadhi: Lleshaj, ministri qesharak që ëndërron të bëhet Kryeministër

Më: 21 mars 2019 Në ora: 15:12
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar gjatë protestës para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, se qytetarët nuk do të ndalin protestën derisa të largohet Edi Rama. Kryemadhi tha se pavarësisht se s’ka pasur asnjë dhunë, policia ka arrestuar 14 protestues.

Prononcimi i Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi tek Drejtoria e Policisë

Frika dhe paniku në të cilën e ka përfshirë Edi Ramën dhe grupin e tij e bëjnë që të bëj gabime njëra pas tjetrës. Ka shoqëruar mbi 14 djem, të cilët janë datëlindja 95-a. Pra janë fëmijë, të cilët nuk kanë bërë asgjë. Sot ka qenë një nga protestat më paqësore, ku ju e keni parë vetë që nuk ka pasur as dhunë, absolutisht asgjë, por përkundrazi ka pasur dashuri dhe respekt të qytetarëve ndaj policisë. Madje, edhe ujin në këtë ditë të nxehtë e kanë ndarë qytetarët me punonjësit e policisë. Dhe frika dhe makthet e Edi Ramës i detyron segmentet e Policisë së Shtetit për të arrestuar fëmijët e shqiptarëve. Mbasi ka degdisur mbi 500 mijë fëmijë të shqiptarëve rrugëve të Europës, ata që kanë ngelur të cilët protestojnë për një jetë më të mirë, ai kërkon ti arrestojë dhe ti ndalojë. Ne lamë ultimatumin tonë, të dalin djemtë sa më shpejt. Ne jemi këtu dhe nuk do të ndalojmë në asnjë sekondë derisa ata të dalin. Përse? Sepse nuk kanë bërë asgjë, nuk kanë thyer asnjë ligj. I bëj thirrje policisë së shtetit dhe prokurorisë së shtetit të ndalojnë Damian Gjiknurin, të arrestojnë recepsionistin që u kanë vjedhur shqiptarëve milionat e eurove. Të arrestojnë çdo njeri që grabit paratë e shqiptarëve, të arrestojnë çdo trafikant droge që trafikon drogë me uniformën e policisë, të mos arrestojnë fëmijët e shqiptarëve.

Me çfarë motivacioni janë shoqëruar?

Janë shoqëruar për verifikim, por ne po i presim sa më shpejt që të dalin, pavarësisht se po bëjnë procedurat, të cilat besoj do të jenë sa më shpejt. Ajo çka dua të them dhe që më bën përshtypje, po kjo ndoshta që është edhe një nga arsyet që kjo qeveri ka rënë. Frika dhe paniku, mënyra se si përdor në mënyrën më makabre, më depersonalizuese Policinë e Shtetit. Jam e bindur që 90% e këtyre policëve që ju po shikoni sot, të cilët bëjnë detyrën e tyre, janë më të nervozuar dhe e kanë urrejtjen më të madhe se sa qytetarët në rrugë. Janë njerëzit më pak të paguar, janë njerëzit më të pasigurt dhe janë njerëzit më të shpërdoruar nga qeverisja e Edi Ramës. Nëse do të përdorej Policia e Shtetit për të ruajtur shqiptarët, siç po përdoret për të ruajtur bandat e Edi Ramës, ne nuk do të ishim këtu ku jemi, por do të ishim anëtarët të BE-së.

Z. Lleshi shpreh se këto protesta janë humbje kohe…

Z. Lleshi është bërë shumë qesharak dhe mua më vjen shumë keq që e përmend dhe e them këtë gjë. Jam e bindur që twitterin e z. Lleshit e ka shkruajtur Fuga, sepse me sa di z. Lleshi po bëhet gati për Kryeministër, që kur ka filluar të japi leksione të hapura nëpër universitetet e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat