Lleshaj mesazh të fortë për ata që punojnë në Portin e Durrësit: Të maten mirë…

Shqipëria

Lleshaj mesazh të fortë për ata që punojnë në Portin e Durrësit: Të maten mirë…

Më: 19 mars 2019 Në ora: 19:47
Sandër Lleshaj

Pas takimeve të zhvilluara në Qarkun e Durrësit, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shkruan në Twitter, se porti i Durrësit duke qenë porti më i rëndësishëm në Shqipëri, thekson se ata që punojnë atje duhet të maten mirë me ligjin.

“Porti i Durrësit është porta e Shqipërisë dhe e rajonit. Takimi i sotëm në Port me gjithë aktorët synonte vetëm një mesazh: Kush punon në portën e Shqipërisë duhet të matet mirë me ligjet e saj. Asnjë hapësirë nuk mund të lihet për trafikun, kontrabandën dhe korrupsionin. Masa të shpejta dhe të shumta janë në proces”, shkruan ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat