Kërcënohet me jetë deputeti Karamelo, policia shoqëron një person në Korçë

Shqipëria

Kërcënohet me jetë deputeti Karamelo, policia shoqëron një person në Korçë

Më: 19 mars 2019 Në ora: 19:18
Deputeti Ligoraq Karamelo

Deputeti Ligoraq Karamelo është kërcënuar pas vendimit për të pranuar mandatin e deputetit nga listat e Partisë Demokratike.

Në një prononcim për Report Tv, Karamelo është shprehur se ka bërë denoncim në drejtorinë e Policisë së Korçës.

Ai ka deklaruar para grupit hetimor se është sharë dhe ofenduar, ndërsa përsa i përket autorëve ka thënë se nuk i njeh.

Mësohet se Policia deri tani ka shoqëruar një person.

INTERVISTA:

Zoti Karamelo çfarë ka ndodhur?
Sot pasdite rreth orës 15:00 para Katedrales jam kërcënuar nga tre persona që nuk i njihja, por tentuan me ofendime duke më kërcënuan me jetë për tradhtinë që kam bërë dhe llogarinë që do të jap. Më kërcënuan edhe për identitetin etnik dhe organizatën që përfaqësoj dhe që do të jap llogari se po tradhtoj vendin me marrjen e mandatit. Nuk e zgjata bisedën por ata më ndoqën, pata një konfrontim me ata. U thashë nuk u njoh cfarë keni? Më thanë të njohim ne. Tentova të marr policinë, shanë dhe policinë dhe thanë se nuk duan t’ia dinë. Më prekën me dorë, por u mblodhën mjaft qytetarë dhe shpëtova. Si do që të jetë puna, unë kam vendosur që nuk do të heq dorë pavarësisht kërcënimeve. Unë e di që janë elementë që përfaqësojnë struktura të caktuara, që duan të pengojnë integrimin e Shqipërisë  në BE, por është për të ardhur keq që ndodhin këto gjëra në Korçë. Të gjithë qytetarët më përshëndesin për marrjen e mandatit, por për fat të keq ka edhe elementë të tillë

Kush është i shoqëruari e njihni?
Unë dua të falenderoj drejtorinë e policisë, të cilat m’u ndodhën pranë dhe me seriozitet, kanë shoqëruar një person. Nuk ia di emrin, por iu bëj të qartë, falenderoj policinë, e cila nuk është inekzistente, sikur mundohen që këta të thonë… Policia jo vetëm që m’u ndodh pranë, por janë me të vërtetë të përkushtuar në realizimin e detyrave. Situata është e vështirë, është delikate, por gjykoj që le të jetë një mësim për të gjithë që elementë të tillë…Unë para një jave kam bërë një denoncim për kërcënimet në rrjetet sociale për mua dhe organizatën OMONIA. Dua të theksoj që ta shtrinë veprimtarinë edhe në këto situata. Ka ende njerëz që nuk e pëlqejnë që vendi të përparojë, nuk duan që të realizohen reformat dhe që ne të jemi një vend europian.

Keni pasur komunikime me zyrtarë të PD-së në Korcë dhe a keni pasur presione pas vendimit?
Unë nuk kam pasur kontakte me zyrtarë kryesorë, por disa elementë nga ata i kam denoncuar, që kanë shkruar kundër meje në rrjetet sociale. Ka pasur mjaft njerëz nga PD-ja që më kanë mbështetur në rrugën që kam nisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat