Vrasja e Jurgen Kurtit, ku po “ngec” puna e policisë për zbulimin e autorëve

Shqipëria

Vrasja e Jurgen Kurtit, ku po “ngec” puna e policisë për zbulimin e autorëve

Më: 19 mars 2019 Në ora: 18:46
Jurgen Kurti

Grupi hetimor dyshon se vrasja e Jurgen Kurtit është kryer nga dy persona që pas krimit janë larguar me një makinë “Mercedes-Benz”.

Një nga pistat ku janë përqendruar hetimet është ajo e hakmarrjes për shkak të së kaluarës së viktimës.

Prej mbrëmjes të së hënës janë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, përfshirë edhe familjarë të viktimës për të mësuar nëse kohët e fundit kishte shfaqur shqetësime për konflikte të mundshme.

Paraditen e së martës, uniformat blu kanë shkuar sërish në vendngjarje për të rindërtuar skemën e krimit dhe për të sekuestruar kamera që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.

Tv Klan raporton se agjentë të policisë kriminale dhe ekspertë kriminalistë janë rikthyer në rrugën “Zef Jubani” ku u vra Jurgen Kurti.

Uniformat blu po hasin vështirësi në hetime për shkak se në zonë mungojnë kamerat e sigurisë. Mësohet se në momentin e ekzekutimit, në rrugë kanë qenë 4 mjete në lëvizje.

Sipas një dëshmitari, plumbat kanë ardhur nga një makinë Mercedes-Benz C Class.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar mbi 15 gëzhoja dhe mendohet se ndaj tij është qëlluar me breshëri. Autorët kanë studiuar lëvizjet e viktimës dhe vrasja ka qenë e mirëmenduar.

26-vjeçari është një emër i njohur për policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat