Zbardhen porositë e Bashës për Kryesinë e PD: Mobilizohuni sepse…

Shqipëria

Zbardhen porositë e Bashës për Kryesinë e PD: Mobilizohuni sepse…

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 20:08
Partia Demokratike

Pas kthimit nga Vjena, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje strukturave që të mobilizohen, pasi, sipas tij, zgjedhjet janë mbrapa derës.

Këtë porosi Basha e ka thënë sot gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së.

Basha tha se pika e parë e rendit të ditës së mbledhjes është aksioni politik pas dorëzimit të mandateve.

“Të bëhet ndërthurja e protestës me shpalosjen e alternativës. Grupi i punës që do të ngrihet për arsimin e lartë do të jetë për çdo fushë kryesore, për pensionet, për shëndetësinë, për investimet etj. Të nisim punën sepse mund të jemi me zgjedhjet mbrapa dere. Nuk kemi pse të harxhojmë asnjë minutë”.

Pika e dytë është ngritja e shtabeve të punës.

Pika e tretë është propozimi për shkarkimin nga funksionet dhe anëtarësia e Myslym Murrizit për shkeljen e vendimit të grupit parlamentar, kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat