Injorimi që i bëri Bushati – Ramës, kryeministri e ftoi në makinë, ish- ministri u largua në këmbë

Shqipëria

Injorimi që i bëri Bushati – Ramës, kryeministri e ftoi në makinë, ish- ministri u largua në këmbë

Më: 23 janar 2019 Në ora: 22:51
Rama dhe Bushati

Gjatë paradites së sotme ish- ministri Ditmir Bushati i dorëzoi detyrën si kreu i diplomacisë, kreut të qeverisë Edi Rama.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e Ministrisë.

Në fjalimin e tij më të shkurtër të mbajtur ndonjëherë Rama i delegoi kompetencat zv.ministrit Gent Cakaj, duke e bërë de facto ministër.

Ndërsa pas fjalimeve të rastit, Rama dhe Bushati janë larguar nga ministria.

Por në foto dallohet se Rama i fton Bushati në makinë, ndërsa ky i fundit e refuzon.

Ish- ministri është larguar në këmbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat