Nga 13 aksidentet dje në Shkup, një persona ka humbur jetën - Bota Sot
Nga 13 aksidentet dje në Shkup, një persona ka humbur jetën

Shkupi

E diel, 23 shtator 2018

Nga 13 aksidentet dje në Shkup, një persona ka humbur jetën

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 09:45
Ilustrim

Nga 13 aksidentet rrugore dje, një vozitës i veturës ka humbur jetën, ndërsa lëndime të rënda trupore kanë marr dy bashkudhëtarët e tij.

Një këmbësor gjithashtu ka marr lëndime të rënda trupore, ndërsa në pesë aksidentet tjera në komunikacion lëndime të lehta trupore kanë marr shtatë persona. Në gjashtë aksidentet të komunikacionit janë evidentuar dëme materiale.

Nga MPB njoftojnë se dje policia ka zbuluar dhe sanksionuar në numër të madh parregullsish në komunikacion. 48 vozitës kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, pesë vozitës kanë kaluar në semaforin me ngjyrë të kuqe, tre vozitës nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve, pesë vozitës për sjellje jo të rregullt, një vozitës për tejkalim jo të rregullt, dhe tre vozitës janë sanksionuar për mos përdorim të kacketës biçikletë dhe motoçikletë.

Janë sanksionuar edhe 16 këmbësor për tejkalim jo të rregullt në rrugë.

Nga komunikacioni kanë qenë të ç’kyçur katër vozitës të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, gjashtë vozitës para se të pajisen me leje të vozitjes.

Janë vërejtur 48 vetura jo të parkuara në rregull. Ndërsa me ndihmën e merimangës janë larguar 43 prej tyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test