Autostradën Shkup-Bllacë, Osmani: Projekti do të kushtojë mbi 100 milion euro - Bota Sot
Autostradën Shkup-Bllacë, Osmani: Projekti do të kushtojë mbi 100 milion euro

Shkupi

E premte, 21 shtator 2018

Autostradën Shkup-Bllacë, Osmani: Projekti do të kushtojë mbi 100 milion euro

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 16:23
Bujar Osmani

Në pranverë pritet të fillojnë punët ndërtimore për autostradën Shkup-Bllacë e cila pjesërisht do të ndërtohet me mjete të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe pjesërisht me grandet he me mjete nga buxheti të projektuara nga Ndërmarrja për Rrugë Shtetërore. Këtë e bëri të ditur zv/kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sipas të cilat, përllogaritjet e para janë që në tërësi, projekti të kushtojë mbi 100 milion euro.

Pjesa 1,9 km nga pika kufitare e këndej do të ndërtohet nga buxheti i Ndërmarrjes për Rrugë Shtetërore dhe e obliguam ndërmarrjen që në këshillin e parë drejtues, javën e ardhshme të ndërrojë planin e prokurimeve publike dhe deri në nëntor të hapë tenderin për ndërtim dhe mbikqyrje të pjesës 1,9 km nga pika kufitare e këndej, kurse pjesa tjetër do të ndërtohet nga mjete nga Banka Evropiane për Zhvillim, me çka do të sigurojmë edhe grant në vlerë prej 20% nga vlera e përgjithshme e kësaj autostrade. 16:24 Sipas projektit bazë që po e përgatisim me mjete nga Fondi Evropian për Ballkanin Perëndimor që i ka siguruar Sekretariati për Çështje Evropiane parashikohen 4 tunele dhe 9 ura në këtë rrugë 12.4 km”- deklaroi Bujar Osmani, zëvendës kryeministër.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test