Shkup, 31 aksidente trafiku gjatë fundjavës - Bota Sot
Shkup, 31 aksidente trafiku gjatë fundjavës

Shkupi

E diel, 23 shtator 2018

Shkup, 31 aksidente trafiku gjatë fundjavës

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 11:42
Ilustrim

Në rajonin e qytetit të Shkupit fundjavën e kaluar kanë ndodhur 31 aksidente prej të cilave 13 janë me dëm material, ndërsa një këmbësor është lënduar rëndë.

Siç njoftoi SPB Shkup, janë sanksionuar 216 shoferë, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 104.

Prej shoferëve të përjashtuar 29 e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 38 e kanë drejtuar automjetin para se ta fitojnë të drejtën e patentë shoferit, ndërsa 30 shoferë i kanë drejtuar automjetet të paregjistruara.

“Karrotreci” i ka larguar 105 automjete, ndërsa janë dhënë 153 gjoba për parkim jo të drejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test