LSDM: Shkupi ndërtohet si qytet i hapur që punon për qytetarët

Shkupi

LSDM: Shkupi ndërtohet si qytet i hapur që punon për qytetarët

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 17:44
LSDM

Ka reaguar Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë nëpërmjet një kumtese duke thënë se “OBRM-PDUKM-ja nuk mund të pajtohet me atë që Shkupi ndërtohet si qytet i hapur që punon për qytetarët”.

“OBRM-PDUKM-ja dhe Koce Trajanovski me vite e përdhunonin Shkupin në vend se t’i ndjekin nevojat e qytetarëve, OBRM-PDUKM-ja dhe Trajanovski zbatonin projekte kriminale që t’i përmbushnin imagjinatat dhe dëshirat e Nikolla Gruevskit”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se pas qeverisjes kriminale një dekadash të Shkupit rezultati është qytet i ndotur, i pa pastruar dhe qytet i mbyllur.

Ata shtojnë se partizimi dhe keqpërdorimi i administratës mbaroi me kalimin e OBRM-PDUKM-së në opozitë, dhe se sot, sipas LSDM-së, administrata si në nivel lokal po ashtu edhe në nivel shtetëror po profesionalizohet dhe punon në interes të qytetarëve.

“OBRM-PDUKM-ja nuk mund të pajtohet me faktin që administrata e re e Bashkisë e udhëhequr nga LSDM-ja dhe Kryetari Petre Shilegov, e ndërtojnë Shkupit si qytet të hapur dhe funksional në interes të qytetarëve. Është e qartë, OBRM-PDUKM-ja as në qeverisje as në opozitë nuk punon në interes të Shkupit dhe qytetarëve tij”, thonë nga partia maqedonase në pushtet LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat