Aksidentohet një traktorist në Shkup, humb jetën në vendin e ngjarjes

Shkupi

Aksidentohet një traktorist në Shkup, humb jetën në vendin e ngjarjes

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 12:23
Ilustrim

74-vjeçari nga Shkupi, dje ka humbur jetën në fshatin Qoseleri duke drejtuar traktorin e tij.

Siç njoftojnë nga MPB, S.P në periudhën prej orës 10:30 deri 11:00 në një rrugë të pakategorizuar në Komunën e Loyovës, duke e drejtuar traktorin “IMT 533” ka humbur kontrollin, ka dalur nga rruga dhe ka ndërruar jetë.

Vdekja është konstatuar nga mjeku i Institucionit Publik Shëndetësor në Shën Nikollë. Hetime në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi i stacionit policor në Shën Nikollë, ndërsa pas urdhrit të Prokurorit Publik trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjes për varrim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat