Gruaja dhe fëmijët nga Shkupi, viktima të dhunës familjare do të përkujdesen nga Qendra për punë sociale

Shkupi

Gruaja dhe fëmijët nga Shkupi, viktima të dhunës familjare do të përkujdesen nga Qendra për punë sociale

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 17:06
Ilustrim

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale është e njoftuar dhe ka ndërmarrë masat në lidhje me rastin ku fëmija dyvjeçar është pranuar në Klinikën e Shkupit me lëndime trupore më 9 gusht. Menjëherë pas denoncimit për rastin ku babai, gjegjësisht bashkëshorti ka udhtruar dhunë familjare ndaj fëmijëve dhe bashkëshortes së tij, ekipi i ekspertëve nga Qendra për punë sociale- Qyteti i Shkupit ka dalë në terren, informojnë nga MPPS.

Babait të fëmijës së lënduar i është caktuar masë paraburgimi prej 8 ditësh, ndërsa gjendja shëndetësore e fëmijës dyvjeçar është e mirë dhe do të lëshohet nga spitali. Tre fëmijë tjerë, të cilët ishin vendosur në përkujdesje të një familje tjetër, si masë mbrojtëse, do të përkujdesen në Qendrën për viktima të dhunës familjare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat