Bashkia e Shkupit pranon se kanë postuar incizim të gabuar për spërkatjen e sotme

Shkupi

Bashkia e Shkupit pranon se kanë postuar incizim të gabuar për spërkatjen e sotme

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 17:05
Ilustrim

Shërbimi për informim u lavdërua se këtë mëngjes është kryer spërkatja e tretë kundër mushkonjave në qytetin e Shkupit.

Në kumtesën zyrtare thuhet “Video incizim nga spërkatja e mëngjesit kundër mushkonjave me aeroplan”, ku është vendosur video incizimi ku qëndron datë e mëhershme, gjegjësisht 8 korrik, e jo incizim aktual nga mëngjesi i sotëm.

Bashkia e Shkupit pranoi se është publikuar video incizim i gabuar nga spërkatja kundër mushkonjave, duke theksuar se në vend të incizimit të sotëm është vendosur incizim nga muaji i kaluar.

“Presim video incizim të procesit të spërkatjes kundër mushkonjave, incizim që do të realizohet nesër dhe të njejtën do ta publikojmë”, thuhet në ragimin e qytetit të Shkupit, duke shtuar se nisja e aeroplanëve do të bëhet në ora 5 të mëngjesit nga aeroporti sportiv “Stenkovec”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat