Dy vjet nga përmbytjet në Shkup

Shkupi

Dy vjet nga përmbytjet në Shkup

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 13:11
Përmbytjet në Shkup

Nesër qyteti i Shkupit do të shënojë dy vite nga moti i ligë që shkaktoi përmbytje ku humbën jetën 22 persona, kur në 6 gusht, rajoni i Shkupit ishte goditur nga reshjet e mëdha të Shkupit dhe erës së fuqishme.

Viktimat nga moti i ligë ishin në rajonet e fshatrave të Haraçinës, Singjelik, Smillkovcë dhe Stajkovci. Për 24 orë në Shkup ranë 92.9 litra për metër katror, ndërsa në dy orët e e para nga fillimi i motit të ligë janë u regjistruan mbi 800 vetëtima.

Thuajse 1000 banorë janë evakuuar gjatë natës së 6 gushtit, ndërsa numër i madh i shtëpive mbetën pa energji elektrike.

Qytetarët nga mbarë Maqedonia në bashkëpunim ke Kryqin e Kuq, Shtabi të krizave dhe institucioneve kompetente mblodhën  ndihmën e nevojshme për viktimat, ndërsa më 8 gushti i vitit 2016 ishte shpallur si Ditë e Zezz në Republikën e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat