Shilegov: Do ta anashkalojë Maqedoninë fashiste të Ivanovit - Bota Sot
Shilegov: Do ta anashkalojë Maqedoninë fashiste të Ivanovit

Shkupi

E premte, 17 gusht 2018

Shilegov: Do ta anashkalojë Maqedoninë fashiste të Ivanovit

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 22:49
Petre Shilegov

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov e ka dënuar shpërndarjen e gjuhës e urrejtjes në Maçkin Kamen të Krushevës gjatë festës shtetërore të Ilindenit.

Shilegov e ka dënuar edhe fjalimin e kryetarit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

“Shpresojë që Ivanov i ka dëgjuar “thirrjet” e pasueseve të tij në Meçkin Kamen. Nëse është e tillë Maqedonia e “tij”, atëherë jo faleminderit. Dhe unë do ta kalojë atë. Ajo nuk është e imja, nëse doni  Maqedoninë e Ilindenit dhe atë KAÇKM-së. Ajo është Maqedonia fashiste. Në atë rrugë zotëri Ivanov shkoni vetëm. Me ato “grusht arrash” përreth jush. Ndërsa ne? ftohtë do të ju anashkalojmë. Dhe do ta rregullojmë Maqedoninë në rrugën e duhur. Në të pavarurën dhe të ardhmen më të mirë evropiane. Mirupafshim i “anashkaluar”, shkruan Shilegov në profilin e tij Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test