Ajri i ndotur edhe gjatë verës në Shkup, ankohen qytetarët

Shkupi

Ajri i ndotur edhe gjatë verës në Shkup, ankohen qytetarët

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 13:11
Ilustrim

Banorët e lagjeve Aerodrom dhe Lisiçe, këtyre ditëve ankohen se po frymojnë ajër të ndotur. Disa prej tyre thonë se çdo natë ndjejnë erë të fortë tymi. Ekspertët sqarojnë se ndotja e ajrit paraqitet për shkak të burimeve të ndotësve dhe kushteve meteorologjike.

Stacionet matëse në Shkup, gjatë ditëve të kaluara treguan se në periudha të caktuara të ditës, është tejkaluar niveli i lejuar i ndotjes së ajrit, për çka qytetarët reaguan në rrjetet sociale.

Në lagjen Lisiçe, këtyre ditëve grimcat PM10 kanë qenë të pranishme me 236 mikrogramë në metër kub, në Qendër ka pasur ndotje me grimcat PM10 nga 90 deri 186 mikrogramë në metër kub, në Karposh 68 mikrogramë në metër kub, kurse stacioni matës te Rektorati ka regjistruar 207 mikrogramë në metër kub të grimcave PM10.

Situatën e këtillë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e vlerësojnë si “disi normale”, respektivisht se bëhet fjalë për tejkalime momentale, shkaku i aktiviteteve të caktuara. Prej atje thonë se për të ndërmarrë masa lidhur me ndotjen e ajrit, duhet që dy ditë radhazi të tejkalohet vlera mesatare nga 200 mikrogramë në metër kub.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat