Disa pjesë të Shkupit nesër pa rrymë

Shkupi

Disa pjesë të Shkupit nesër pa rrymë

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Kapishtec” në Komunën Qendër nesër nuk do të kenë rryme prej orës 8 deri në ora 16:00, kumtoi Qendra rajonale për menaxhimin me Kriza pas njoftimit që e mori nga “EVN Maqedoni”.

Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin elektrik përçues, nga ora 9 deri në ora 16 nesër pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit e rrugës “Franjo Klluz” numër 2 dhe numër 4 në Komunën e Aerodromit, ndërsa ka 11 deri në ora 15 shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Bardovcë rreth shkollës në Komunën e Karposhit.

Nga 8:30 deri në ora 15 nesër rrymë nuk do të kenë shfrytëzuesit e fshatit të Matkës së Poshtme dhe Matkës së Epërme si dhe fshatrat Gllumovë dhe Shishovë në Komunën e Sarajit, ndërsa nga ora 7:20 deri në orën 8 edhe shfrytëzuesit nga “Bella Zemja” në fshatrat Kadino dhe Marino të Komunës së Ilindenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat