Tetë persona të lënduar në Shkup, nga 17 aksidentet në komunikacion

Shkupi

Tetë persona të lënduar në Shkup, nga 17 aksidentet në komunikacion

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 09:52
Ilustrim

Tetë persona kanë marr lëndime të lehta trupore në 17 aksidentet që kanë ndodhur dje njoftojnë nga SPB Shkup.

Policia rrugore ka sanksionuar 42 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se që është e lejuar, ndërsa nga komunikacioni ja ç’kyçur 22 vozitës.

Sipas raportit policor, një person ka vozitur nën ndikimin e alkoolit, 15 para se të pajisen me patentë shoferi, ndërsa gjashtë vozitës si fillestar.

Në mënyrë të parregullt kanë qenë të parkuar 95 vozitës, ndërsa merimanga ka ngritur 59 prej tyre.

Janë sanksionuar edhe një këmbësor për tejkalim të rrugës në mënyrë jo të rregullt, katër vozitës janë sanksionuar për shkak se kanë kaluar semaforin me ngjyrë të kuqe, një ka bërë tejkalim të gabuar dhe 13 vozitës janë sanksionuar për mos mbajtjes së mbrojtëse të kokës gjatë drejtimit të motorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat