Qendra Klinike në Shkup përsëri e mbushur me mbeturina

Shkupi

Qendra Klinike në Shkup përsëri e mbushur me mbeturina

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 20:21
Qendra Klinike në Shkup përsëri e mbushur me mbeturina

Qendra klinike përsëri është e mbushur me mbeturina. Kompetentët për shëndetësinë nuk gjetën zgjidhje për problemin për të cilën Qendra Klinike Universitare u shndërrua në deponi.

Edhe pse drejtori i “Higjienës Komunale” Shkup, Abdusamed Shabani dhe zëvendës Ministri për Shëndetësi, Agim Musa para dy javëve njoftuan se do të ketë zgjidhjet të problemit për mirëmbajtjen e higjienës dhe pastrimit të hapësirës, zgjidhje ende nuk ka.

Shportat për mbeturina janë të stërmbushura, kurse pacientët shkelin nëpër mbeturinat duke e shpërndarë mospastërtinë.

Aksionet nga higjiena komunale, aktivistët dhe aktorët përkohësisht e përmirësuan gjendjen. Tash oborri i klinikave të Shkupit përsëri është e mbushur me mbeturina që nuk ka asnjë kush ta mbledh, dhe asnjë për ta hudhur.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tashmë një javë është në konferencë në Amsterdam, ndërsa zëvendës Ministri Asim Musa, për NOVA thotë se bisedimet janë në zhvillim mes shërbimeve të përbashkëta dhe higjienës komunale që të arrihet ndonjë marrëveshje për fshirjen e borxhit. Shërbimet e përbashkëta, gjegjësisht Qendra Klinike i ka borxh higjienës komunale rreth 30 milionë denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat