Pesë shoferë me lëndime të rënda dhe 12 më pak të lënduar në aksidentet në Shkup - Bota Sot
Pesë shoferë me lëndime të rënda dhe 12 më pak të lënduar në aksidentet në Shkup

Shkupi

E diel, 19 gusht 2018

Pesë shoferë me lëndime të rënda dhe 12 më pak të lënduar në aksidentet në Shkup

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 09:23
Ilustrim

Pesë persona kanë marrë lëndime të rënda trupore në katër prej gjithsej 13 aksidenteve që ndodhën në Shkup  në 24 orëshin e fundit. Në gjashtë aksidente lëndime të lehta  kanë marrë 12 persona,  ndërsa në tre është shkaktuar dëm material.

Nga MPB  informojnë  se dje  policia  e komunikacionit ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Pesëdhjetë e shtatë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara,  dy shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, një shofer është sanksionuar për parkim të padrejtë, ndërsa 13 për  mospërdorimin e helmetës mbrojtëse  të biçikletës me motor, mopedit dhe motoçikletës. Janë sanksionuar edhe 31 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën  jashtë vendkalimit të shënuar.

Nga komunikacioni janë përjashtuar pesë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin  nën ndikim të alkoolit, tetë shoferë para se të marrin patentë shoferi, shtatë shoferë fillestarë, si dhe shtatë automjete  të paregjistruara. Janë zënë edhe 62 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme.

Me ndihmën e automjetit special karrotreci, janë mënjanuar  60 automjete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test