Teatri i rikonstruar shqiptar në Shkup do të fillojë prej tetorit të këtij viti - Bota Sot
Teatri i rikonstruar shqiptar në Shkup do të fillojë prej tetorit të këtij viti

Shkupi

E diel, 23 shtator 2018

Teatri i rikonstruar shqiptar në Shkup do të fillojë prej tetorit të këtij viti

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 19:42
Ilustrim

Deri në tetor të këtij viti do të prëfundohet pjesa e brendshme e Teatrit shqiptar në Shkup, i cili filloi të rikonstruohet nga viti 2014. Punët ndërtimore kanë përfunduar, ndërsa deri atëherë mbetet të rregullohet instalimi elektrik dhe të montohet teknologjia skenike dhe audiovizuale.

Këtë sot nga mbikëqyrja nga Instituti i ndërtimtarisë Maqedoni ia kumtuan ministrit të Kulturës, Asaf Ademit, i cili me rastin e përfundimit të punëve e vizitoi objektin.

Projektuese është Megaron-Inzhenering SHPK Shkup, ndërsa kryese në vitin e parë ishte Lamone Moreda nga Italia, ndërsa prej vitit 2015 – ndërmarrja italiane Shencia. Sipas kontratave nga dokumentacioni projektues për katër vitet e kaluara, rikonstruimi i objektit të vjetër dhe adaptimi në objekt të ri paraqet 9,1 milionë euro, diçka më shumë se një milion euro siç ishin planifikuar fillimisht.

“Fola edhe me kryesin, ndërkaq kam kënaqësinë që edhe nga mbikëqyrja e aktiviteteve ndërtimore dëgjova se në tetor objekti do të vihet në funksion”, deklaroi ministri Ademi pas vizitës në objekt.

Në pyetjen nëse do të ketë revizion të dokumentacionit për rikonstruimin e prolonguar, theksoi se tani për tani nuk është ndërmarrë, por nëse kompetentët në Minsitri vërejnë se ka nevojë, do të kërkojnë revizion, siç tha, ose nga Enti shtetëror për revizion ose nga trupi i pavarur.

Drejtori i Teatrit shqiptar në Shkup, Adem Karaga deklaroi se përfundon rrugëtimi i tyre i gjatë dhe se është i kënaqur që do të kthehen në përsëri në shtëpi.

“Më gëzon fakti që po bëhen fazat përfundimtare. Po punohet shumë dhe ne së shpejti do të jemi në shtëpi. Jeta jonë nomade teatrore nuk ishte e lehtë, por shpresoj se së shpejti do të përfundojë”, tha Karaga.

Objekti i cili ishte i njohur si Teatri i kombësive filloi të rikonstruohet para katër viteve e gjysmë, pas katër dekadave ekzistim i ndërtesës së vjetër. Deri atëherë, fillimi i vitit 2014, aty nën një kulm punonin ansamblet e Teatrit shqiptar dhe atij turk.

Pas rikonstruimit ky objekt do të jetë vetëm i Teatrit shqiptar në Shkup, i cili ka 82 të punësuar, prej të cilëve 35 janë aktorë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test