Motoçiklistët kundërshtojnë pagesën e parkimit në Shkup - Bota Sot
Motoçiklistët kundërshtojnë pagesën e parkimit në Shkup

Shkupi

E hënë, 23 korrik 2018

Motoçiklistët kundërshtojnë pagesën e parkimit në Shkup

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 10:20
ilustrim

Motoçiklistët bllokuan parkingun e Qytetit të Shkupit, në shenjë revolte për paralajmërimet që në të ardhmen e afërt edhe ata duhet të paguajnë parking në Shkup. Ata kundërshtojnë pagesën. Në takim me kreun e qytetit të Shkupit Shilegov thanë se askund në botë nuk paguhet parkingu për motoçikletë. Shilegov tha se në Shkup duhet të ketë rregull, prandaj edhe ka kërkuar që motoçiklistët të kenë vendin e tyre të parkimit të shënuar.

"Ideja është 5 deri në 7 denarë të paguhet një orë. Tani po problematizohet çështja, konstatojmë se motoçiklistët jashtë parkimit që qyteti vlerëson se është problem kanë edhe shumë probleme për të cilat duhet të diskutoj Kuvendi i qytetit", deklaroi  Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.

Përkundër sqarimit të vendimit nga Shilegov, motoçiklistët kundërshtojnë pagesën duke paralajmëruar madje edhe protesta me bllokimin e rrugëve.

"Ai nëse dëshiron të na bëj parking vende le ti bëj megjithatë ne të vazhdojmë të parkohemi siç jemi parkuar, sepse askujt nuk I pengojmë. Nëse vazhdojnë me çfarë do lloj muhabeti ose vendime, unë paralajmërojë se do ta bllokojmë gjithë qytetin dhe atëherë do ta kuptoj sa jemi në numër".

"Parkimi është problemi i fundit me të cilën ballafaqohemi ne. Kryetari tha se ka pasur 280 paraqitje dhe ankesa, prej të cilave, jemi kategorik se asnjëra nuk ka qenë për parkim".

"Ai nuk ka aspak njohuri për motoçiklistët e as motokulturën, e mos të flasim më tutje për sigurinë tonë. Krijon problem prej diçka që nuk shkakton aspak problem, askujt nuk i shkakton problem", ankohen motoçiklistët.

Pas debatit një orësh Shilegov kërkoi që motoçiklistët të caktojnë përfaqësues që bashkë me Qytetin e Shkupit ditët e ardhshme të punojnë në gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për dyja palët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test