Shkup: Treni godet veturën e lënë në hekurudhë

Shkupi

Shkup: Treni godet veturën e lënë në hekurudhë

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Nuk pati persona të lënduar, por u shkaktuan dëme materiale kur dje një tren mallrash goditi një veturë të pasagjerëve të lënë në vijën hekurudhore ndërmjet stacioneve hekurudhore të Miladinovc dhe Ilindenit.

Në SPB në Shkup, mbrëmë në orën 13:10, është raportuar se ndërmjet stacionit hekurudhor Miladinovc dhe stacionit hekurudhor Ilinden, një tren mallrash që udhëtonte në linjën nga Tabanovc drejt Shkupit, goditi një automjet të udhëtarëve “Opel Corsa” me targa të Shkupit të lënë në hekurudhë nga një person i panjohur.

Komunikacioni për pasagjerë dhe mallra në atë pjesë të vijës hekurudhore ka qenë i ndërprerë nga ora 3:10 deri në ora 5:45, për shkak të hetimeve në vendin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat